zoom

Të gjitha

Një dashuri e re në horizont mes Beckinsale dhe Momoa ?!

Ylli i filmit “Aquaman”, Jason Momoa,  mohoi spekulimet se është në lidhje dashurie me aktoren e famshme britanike, Kate Beckinsale, raportoi në martën portali “TooFab”.

Dyshja kishte ngjallur dyshime duke kaluar kohë sa bashku në ndejën “Vanity Fair Oscar Party”, kur një moment paparacët e fotografuan aktoren Beckinsale të veshur me xhaketën e Momoas.

Nuk ka asgjë më të zakonshme se kur dy personazhe të famshme ndërveprojnë, për t’i bërë njerëzit të çmenden dhe të fillojnë të spekulojnë se ndoshta diçka po ndodh mes tyre.

Në janar të këtij viti, Jason Momoa dhe bashkëshortja e tij, Lisa Bonet, bënë të ditur lajmin se po ndahen pas pesë vjetëve martesë dhe 17 vjetësh lidhjeje.

Në këtë intervistë, Momoa gjithashtu foli për faktin se më në fund po i bashkohet kastës së aktorëve të filmit “Fast & Furious”, duke thënë se iu deshën Vin Dieselit që t’i realizojë dhjetë filma, para se t’i ofrojë atij një rol në filmin aksion, i cili është shumë i suksesshëm sa u përket të ardhurave nga shitja e biletave./L.K

/Zoom.al