zoom

Ekonomi

E fundit/ Shqipëria eksportoi energji nga reshjet e fillimit të prillit

Drejtori i Korporatës Energjitike Shqiptare, KESH, Ergys Verdho njoftoi se reshjet e 1 dhe 2 prillit mundësuan eksportin e energjisë elektrike në masën e 19.500 megavat energji.

Vlera në bursë e energjisë gjatë kësaj kohe ishte 197 euro, sipas kreut të KESH.

Në takim me krerët e autoriteteve përgjegjëse për energjinë në Shqipëri, Verdho tregoi se prurjet në kaskadë arritën në 10.050 m3 për sekondë nga këto reshje.

Pjesë e takimit ishte edhe ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku e cila tha se shkrirja e borës do të shtojë përsëri prurjet dhe se fatura e energjisë nuk do të rritet as për familjarët as për biznesin e vogël.

Balluku njoftoi se mbledhja tjetër do të jetë në muajin maj, ku pritet një tjetër përmirësim i situatës.

Balluku tha gjithashtu se bordi ka vendosur që Fierza të mos prodhojnë energji për momentin, në mënyrë që të mblidhen të gjitha ujërat./Zoom.al

vijon…