zoom

Aktualitet

Takimi i ambasadores me Alibeajn, PD: Yuri Kim shkelmoi vendimin e gjykatës

Partia Demokratike ka reaguar pas takimit të ambasadores amerikane Yuri Kim me Enkelejd Alibeajn duke e cilësuar atë si kryetar të komanduar të PD-së. Përmes një njoftimi për shtyp, PD, e cila tashmë drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit, mbështetës të Berishës, thekson se Kim injoroi vendimin e gjykatës si edhe vullnetin e qytetarëve.

“Yuri Kim sot, sikurse dhe herë të tjera, nuk bëri asgjë më pak përveçëse shkeli në mënyrë të përsëritur Konventën e Vienës si diplomate, duke shkelmuar mbi vendimin e gjykatës që konfirmoi verdiktin e demokratëve në Kuvendin e 11 dhjetorit, që i riktheu selinë, logon dhe vulën Komisionit të Rithemelimit- organit kolegjal të vetëm udhëheqës aktual të Partisë Demokratike. Ajo gjithashtu, injoroi edhe votën e zgjedhësve të shprehur qartë më 6 mars.

Yuri Kim vërtetoi sot atë që e ka parathënë edhe me veprime të tjera se është në shërbim të lojrave të Edi Ramës për të dobësuar dhe për të mbajtur sa më gjatë peng opozitën, duke komanduar për kryetar ata që u refuzuan me votë masive nga demokratët”, reagon PD./zoom.al