zoom

Të gjitha

Faqja e re e Selena Gomez mund të ndihmojë ata me probleme mendore

Selena Gomez ka folur për shëndetin e saj mendor në një përpjekje për të ndihmuar edhe të tjerët. Aktorja dhe këngëtarja e njohur trajtoi vështirësitë e saj në një intervistë të re në “Good Morning America”, në të cilën ajo ndau informacionet rreth “Wondermind”, një faqe interneti që ajo po e hap për të ndihmuar ata me probleme të ngjashme.

Aktorja e “The Only Murders In The Building” pohoi se nuk ka qenë në internet për më shumë se katër vjet, megjithëse tani po përdor mediat sociale për të kontaktuar me këdo që lufton me betejat e tyre.

“Unë nuk kam qenë në internet për katë vjet e gjysmë. Kjo ka ndryshuar plotësisht jetën tim. Jam më e lumtur, jam më e pranishme. Unë lidhem më shumë me njerëzit. Më bën të ndihem normal”, është shprehur Gomez.

Faqja e internetit “Wondermind” ofron përmbajtje falas që mbështetet nga ekspertët e shëndetit mendor, dhe këngëtarja e “Good for You” thotë se është diçka që ajo do ta kishte përdorur po të ishte e disponueshme. Ajo thotë se shpreson ta përdorë për mirë rolin e saj si ndikuese që ka në shoqëri./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura