Aplikacion
Presidenti Zelensky në Bucha ngriti personalisht akuzat kundër Moskës për masakrën e civilëve, teksa ushtria e tij zbuloi dhomën e torturave ku rusët dyshohet se sulmonin qytetarët e paarmatosur.
Numri i viktimave civile në Borodyanka dhe qytete të tjera të çliruara të Ukrainës mund të jetë “shumë më i lartë” se Bucha, ka pohuar më tej presidenti Zelensky. Gjithashtu rusët bombarduan spitalin e fëmijëve në Mykolaiv, ku ka viktima mes tyre edhe fëmijë.
Në Ukrainë ka aq shumë municione të pashpërthyera, mina kundër personelit dhe bomba thërrmuese sa që do të duhen dekada punë për t’i eliminuar ato.
Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili u bëri thirrje të gjitha shteteve që t’i përmbahen “pa vonesë” Konventës për ndalimin e minave.
Agjencitë ukrainase të zbatimit të ligjit regjistruan 1200 krime lufte të kryera nga ushtria ruse në rajonin e Kievit. Kështu deklaroi ministri i Brendshëm Denis Monastyrsky.