Aplikacion
Në krahasim me shkurtin e një viti më parë në ekonominë shqiptare rezultojnë se janë 17.5 mld lekë më tepër jashtë bankave
Kjo lidhet me edukimin financiar, ku konsumatorët shqiptarë vazhdojnë të jenë konservatorë të parasë së thatë. Por ekspertët thonë se kjo ndodh edhe për shkak të nformalitetit të lartë në ekonominë shqiptare e cila favorizon evazionin fiskal dhe pastrimin e parave nga aktivitetet e jashtëligjshme.
Një tjetër faktor në favor të rritjes së parasë cash gjatë këtyre viteve mendohet të jenë edhe normat e ulëta të interesit që mund të kenë nxitur huadhënien informale, në kërkim të interesave më të larta.
Banka e Shqipërisë e cilëson sfidë fenomenin e përdorimit të parasë fizike për të paguar shërbime apo blerë produkte të ndryshme .ndërsa jep alarmin se një situatë e tillë pengon efektin e politikave ekonomike
Nisur nga kjo janë ndërmarrë një sërë masash për zgjerimin e numrit të individëve dhe kompanive që të përdorin paratë brenda sistemit bankar.
PARAJA JASHTË BANKAVE
Shkurt 2022 363,2 mld lekë
Shkurt 2021 345,7 mld lekë
Shkurt 2003 123,4 mld lekë
Lajmi i Ramës, reagon TikTok: Adoleshentët që u konfliktuan s’kishin llogari. Duam sqarime urgjente