zoom

Stil

Ngjyra “luleshtrydhe brune” pritet të bëjë namin këtë pranverë

Gjejeni pak cila është ngjyra më në modë për momentin?! Quhet  “luleshtrydhe brune” dhe do të qëndrojë gjatë, prandaj analizojeni me kujdes! Si ta kuptoni “luleshtrydhe brune”? Mbizotërojnë tonet e kafes, me pak rozë-të kuqe luleshtrydheje, pra një miks i të dyjave! Për të qenë më të qarta përshkruajeni si një miks i çokollatës dhe luleshtrydhes.

Nuanca të tilla kanë tendencën ta bëjnë flokun të duket edhe me më shumë shkëlqim dhe më pak të dukshme majat e djegura. Këshillë nga ekspertët: Brunet natyrale që kanë ndërmend të lyejnë flokët, të mos konsiderojnë asnjë ngjyrë tjetër veç “luleshtrydhes brune”./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura