Aplikacion
Organizatorët thuhet se janë trembur nga ceremonia e fundit e Oscars, ku 53-vjeçari Will Smith u ngrit në skenë për të goditur me shuplakë në fytyrë 57-vjeçarin Chris Rock, pasi që ky i fundit bëri shaka me pamjen e gruas së aktorit Jada Pinkett Smith.
Si pasojë, siguria po dyfishohet në eventin muzikor me qëllim që askush të mos dalë në skenë pa pritur.
“Ka pasur takime të shumta gjatë gjithë javës për të siguruar që shfaqja të shkojë pa probleme dhe të mos ketë skena të diskutueshme. Organizatorët kanë pasur mjaft probleme për të përballuar shfaqjen në terren me pandeminë, kështu që shtimi i kësaj që ka ndodhur ka qenë një presion i madh. Të gjithë pjesëmarrësit e dinë se ekziston një kod i rreptë i sjelljes dhe nëse nuk i përmbahen atij, ata do të përjashtohen”, ka thënë një burim për “The Sun”.
Më parë është raportuar se yjet që marrin pjesë në ceremoni ishin paralajmëruar të respektonin rregullat e reja strikte, dhe në rast se dalin jashtë kufijve rrezikojnë t’u hiqen çmimet e fituara./L.K
/Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet