Aplikacion
Sipas Daily Mail, komediani Tony Rock, performoi në PNC Arena në Raleigh, Karolina e Veriut, duke hapur shfaqjen e tij me një shaka për vëllain e tij Chris, i cili u godit me shuplakë nga Smith në Oscars të dielën pasi bëri një shaka për rënien e flokëve të bashkëshortes së tij Jada Pinkett Smith.
“Nëse mendon se do të ngjitesh në këtë skenë, ky nuk është Oscars! Dhe nëse vjen këtu lart, nuk je i nominuar për asgjë por do të përballesh me mua! Nuk doja ta nisja kështu emisionin!”- tha ai.
Tony më parë ndau zhgënjimin e tij për veprimet e Smith kundrejt vëllait të tij dhe ndryshe nga Chris duket që Tony nuk do e pranonte kurrë faljen nga Smith./L.K
/Zoom.al