zoom

Të gjitha

James Corden tallet me Jada Pinkett Smith

James Corden është tallur me Jada Pinkett Smith pak ditë pasi bashkëshorti i saj, Will Smith goditi me shuplakë Chris Rock në “Oscars 2022”.

Prezantuesi i “The Late Late Show”, 43-vjeçar, performoi një pamje të filmit “Encanto”, duke diskutuar me anëtarët e kastit të programit se si të mbulonin me shije incidentin e së dielës në ndarjen e çmimeve.

“Ne nuk flasim për Jadan, jo, jo, jo”, këndoi ai, duke parodizuar melodinë “We Don’t Talk About Bruno” nga “Encanto” e Lin-Manuel Miranda, i cili fitoi ‘Oscarin’ për ‘filmin më të mirë të animuar’.

James këndoi momente të tjera nga çmimet si Beyonce duke performuar këngën e saj “Be Alive” nga filmi “King Richard”, i cili u nominua për filmin më të mirë të vitit dhe për të cilin Will fitoi ‘performancën më të mirë nga një aktor në një rol kryesor’ për pjesën e tij si Richard Williams.

“James Corden bën shakatë më të këqija që do të keni dëgjuar ndonjëherë”, tha një ndjekës. Dikush tjetër shkroi: “Kjo është gjeniale sepse James Corden ‘mbyti’ menjëherë memet e Encanto dhe Will Smith në Oscar. Është si të godasësh dy zogj me një gur”./L.K

/Zoom.al