Aplikacion
Ai është me precedent të theksuar kriminal. Stivens Alku është ndaluar në 2009 me 1 kg kokainë në Gjermani, po ashtu është ndaluar edhe në 2006 dhe 2016 për drogë. Në 2019 u ndaluar me 200 mijë euro cash duke hyrë nga Gjermania në Holandë.
Njoftimi:
Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2 milionë euro, konkretisht:
Një ndërtesë (vilë), së bashku me një sipërfaqe trualli, në Palasë, Vlorë; një ndërtesë (vilë) në Sauk; një apartament në Rrugën e Elbasanit; dy sipërfaqe toke në Sauk; 4 automjete dhe 20% të aksioneve të një biznesi privat.
• Pasuri (Vile Elitare) me siperfaqe totale ndertim 363.8m2, se bashku me nje siperfaqe trualli prej 1040m2, ndodhure ne Palasë, Himarë Vlorë.
• Pasuri, e llojit Ullishte, me siperfaqe 400 m2, ndodhure Sauk Tiranë.
• Pasuri, e llojit ullishte sipërfaqe 900 m2, ndodhure Sauk Tiranë
• Pasuri (vile) me siperfaqe 100m2 ndodhure Paskuqan Tirane.
• Pasuri e llojit apartament, me siperfaqe 64m2, ndodhure Rruga Elbasanit Tirane.
• 20% te kuotave te subjektit me nipt K31526005Q
• Automjeti, markes BMW X5.
• Automjet i markes tip Audi Q5.
• Automjet i markes Land Rover, model Range Rover EVOQUE.
• Automjet i markes BMW X5.