Aplikacion
Me anë të një ‘stoy’ në “Instagram”, reperja u ka kërkuar ndjesë publike të gjithë fansave të saj. Ajo shpjegoi se u frikësua pasi fansi i kapi këmbën por tani ndjehet keq për ata që ka ndodhur.
“Është shumë e frikshme për një femër të të kapin nga këmbët ashtu, ka qenë shumë moment i keq për mua dhe kam pasur shumë frikë të madhe. Dhe ga paniku i madh s’kam ditur si të reagoj por kam dashur të marr telefonin dhe të bëj një video e të them ë mikrofon që s’është gjë e mirë me kap një femër nga këmbët sepse ajo mund të rrëzohet ose lëndohet ose diçka edhe më e keqe. Domethënë, në ato momente nuk isha vetevetja sepse dikush më ka prekur dhe sulmuar.
Në një moment një fans e kishte kapur nga dora dhe nuk e lëshoi teksa u detyrua të ndërhynte edhe sigurimi. Më pas u publikua edhe një video tjetër ku shihej menaxheri i saj, Granit Muhaxheri, i cili goditi fansin, i cili sot i ka kërkuar falje me një postim të bërë në rrjete sociale.
Ajo u shpreh se shumë njerëz gjykojnë se kërcen ose afrohet tek njerëzit, por muzika është ritmike dhe për tu kërcyer e për t’u kënaqur. Rikujtojmë se reperja e njohur shqiptare është përballur me një situatë jo edhe aq të mirë gjatë javës së kaluar në një koncert në Vjenë, Austri./L.K
/Zoom.al
“Rama i shqetësuar për rezolutën e PPE”, Bylykbashi tregon çfarë i shkroi kryeministri shqiptar