Aplikacion
Ajo ka postuar një thënie në llogarinë e saj të “Instagram”-it ku shkruhej: “Ky është një sezon për shërim dhe unë jam këtu për këtë gjë.“
Mesazhi i Jada vjen pas deklaratës së Will në të cilën ai i tha publikut:
“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve ‘Oscar’ mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht,” shpjegoi ai.
Aktori 53-vjeçar gjithashtu i kërkoi falje edhe Chris, diçka që ai nuk e bëri kur iu drejtua audiencës në “Academy Awards” pasi fitoi “Oscar”-in si “Aktori më i mirë”.
Ai gjithashtu përfshiu në deklaratën e tij edhe një falje për “Akademinë, producentët e shfaqjes, të gjithë të pranishmit dhe të gjithë ata që shikojnë anembanë botës, familjes së yjeve të tenisit Venus dhe Serena Williams dhe atyre që janë përfshirë në filmin./L.K
/Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet