Aplikacion
Mësohet se Nuredin Dumani ka qëlluar mbi 20 herë drejt BMË-së me xhama të zinj ku dyshohej se fshihej Talo Çela.
Ky i fundit dyshohet se i është kundërpërgjigjur këtij sulmi me armë, për pasojë ka mbetur i plagosur Dumani.
Menjëherë pas kësaj ngjarje, Talo Çela që dyshohej se fshihej te BMË-ja me targa të vjedhura në Durrës në prill të 2021, ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, e ndërsa Dumani është larguar drejt Fierit ku dhe është arrestuar në Urgjencën e spitalit.
Prova më e fortë që ka policia që Nuredin Dumani është autor i këtij atentati është snajperi, armët e tjera, dylbia dhe jeleku anti-plumb që i është gjetur në një pallat 9 katësh në Fier, e ndërsa në mjetin që lëvizte Talo Çela iu gjen një kallashnikov dhe një bidon me 5 litra benzinë.
Nuredin Dumani dhe Talo Çela dikur kanë qenë miq. Ata akuzohen për përfshirje në disa ngjarje kriminale, përfshi këtu dhe vrasjen e vëllezërve Haxhia në 28 prill të vitit 2019. Por pas kësaj ngjarje miqësia e tyre mori fund për tu kthyer në një armiqësi të madhe, teksa Dumani dyshohet se I ka vrarë edhe vëllanë Talo Çelës një vit më parë.