zoom

Të gjitha

Ariana DeBose gruaja e parë e komunitetit LGBT që fiton “Oscar”

Aktorja e njohur Ariana DeBose ka fituar çmimin për “Aktoren më të mirë në rol dytësor” në “Oscars 2022”, për rolin e saj si Anita në “West Side Story” të Steven Spielberg.

Ky çmim ishte i rëndësishëm jo vetëm për të, por për të gjithë komunitetin wë ajo përfaqëson, duke u bërë kështu gruaja e parë e komunitetit LGBT dhe me ngjyrë që ka fituar një “Oscar”.

Duke e përshkruar veten si “një afro-latine haptazi homoseksuale që e gjeti forcën e saj në jetë përmes artit”, DeBose mbajti një fjalim të fuqishëm ndërsa mori çmimin e saj, i cili iu dorëzua nga Daniel Kaluuya dhe H.E.R.

“Tani e shihni pse Anita thotë: “Dua të jem në Amerikë”, sepse edhe në këtë botë të lodhur në të cilën jetojmë, ëndrrat vërtet bëhen realitet”, tha ajo pasi mori trofeun e saj, teksa shtoi: “Kujtdo që ka vënë në dyshim identitetin tuaj, ose e ka gjetur veten duke jetuar në hapësirat gri, ju betohem: me të vërtetë ka një vend për ne.”

Ariana gjithashtu ka fituar çmim në BAFTA, Golden Globe, Critics Choice dhe SAG Award për “Aktoren më të mirë në rol dytësor./L.K

/Zoom.al