zoom

Politikë

Tërhiqet Monika Kryemadhi: Nuk kandidoj më për kryetare të LSI

Monika Kryemadhi nuk do të konkurojë më për një mandat tjetër në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

E pyetur për një rikthim të mundshëm të Metës në krye të LSI-së pas mbarimit të mandatit si kryetar shteti, Kryemadhi ka deklaruar se vendimet do ti marrë Konventa Kombëtare.

 

Zonja Kryemadhi Presidenti Republikës po hyn gati në 100 ditëshin e fundit të mandatit i ka shprehur qartë të gjitha pikëpamjet e tij madje dhe një rikthim në krye të LSI, si do të funksionojë do të jepni ju dorëheqjen?

E para, Monika Kryemadhi nuk ka ndërmend të kandidojë për një mandat tjetër. E dyta, është konventa që është në proces përgatitjeje pasi për shkak të pandemisë konventa u shty dhe kemi funksionuar me shtabet politike elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Dhe ndërkohë, janë disa grupe pune që vazhdojnë të punojnë dhe sot. Është ngritur një strukturë e re që quhet GEN, Gjenerata e Re e cila po punon për hartimin e disa politikave të reja që ne duan t’i implementojmë.