zoom

Të gjitha

Ngjyrat e ndezura dhe fustanet me volum do dominojnë në Oscar

Stilisti i famshëm dhe drejtori kreativ Apuje Kalu po punon me disa të famshëm që do të marrin pjesë në ndarjen e çmimeve Oscar të këtij viti.

Për të patur sukses tregon ai duhet që pjesëmarrësit të kenë veshje të rehatshme dhe këpucë të mira.

Kur stiloj klientët e mi jam shumë bashkëpunues. Kemi takime, flasim për strategji, shkëmbejmë imazhe përfshirë këtu koleksionet e fundit apo edhe trendet që janë në modë sipas sezonit përkatës. Por në fund të fundit janë ata që janë përballë kamerave, është shprehur Kalu

Stilistja shprehet se këtë vit si risi janë fustanet me shumë volum, të gjatë dhe mjaft elegante që e bëjnë një artiste te ketë një siluetë perfekte.

Sa i përket nuancave këtë vit si trend i fundit janë ngjyrat pastel por edhe ato me shkelqim. Ceremonia e 94-të e Oscars do të transmetohet drejtpërdrejt nga Los Angeles të dielën në mbrëmje./L.K

/Zoom.al