Aplikacion
Policia ka bërë me dije se mes të arrestuarve janë dy persona të shpallur në kërkim pasi kishin shkelur urdhrin e policisë dhe ishin larguar nga vendqëndrimi i caktuar.
Ndër të tjera bëhet me dije se një 35 vjeçar ka kallëzuar pranë uniformave blu largimin nga banesa të babait të tij 64 vjeç, dhe nuk ka asnjë kontakt me të.
Njoftimi i plotë:
Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre të shpallur në kërkim.
Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit Mehmet Lamko 61 vjeç, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burg për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim L. B., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Ll., 23 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë së shtetasve:
– L. M., 31 vjeç, M. K., 57 vjeç, A. G., 48 vjeç, F. K., 24 vjeç, S. S., 34 vjeç, dhe A. R., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
—–
Më datë 26.03.2022, gjatë orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shefqet Kuka”, është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. Gj., 47 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
—-
Më datë 25.03.2022, shtetasi K. K., 35 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, babai i tij, shtetasi A. K., 64 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.