zoom

Slider

FIFA bllokon merkaton e ekipit të Tiranës

FIFA i ka bllokuar Tiranës merkaton. Shkak është bërë detyrimi që klubi bardheblu i ka skuadrës ganeze Hearts of Oak për përqindjen e transferimit të Cobbinah tek ekipi egjiptian, Ceramica Cleopatra.

Këtë e ka njoftuar vetë ish-klubi i mesfushorit që priste të shlyhej deri më 18 shkurt të këtij viti.

Të kontaktuar drejtues të Tiranës thanë se ky problem do të gjejë zgjidhje, pasi bëhet fjalë për një shumë 4 mijë dollarë. Pas kësaj bardheblutë të kenë mundësinë të regjistrojnë futbollistë në merkaton e ardhshme. Cobbinah  ishte pjesë e Tiranës kampione në sezonin 2019-2020.