zoom

Aktualitet

Aksidenti në Fushë Krujë, policia del me njoftim zyrtar: Ja çfarë ka ndodhur

Policia ka dalë me një komunikim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot. Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa njëri nga të lënduarit që është edhe njëri nga shoferët nuk është mundur të identifikohet ende.

 

Krujë/Informacion paraprak

 

Në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me automjetin me drejtues ende të paidentifikuar.

 

Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

 

Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikses po nxjerrin 3 të lënduarit e tjerë nga automjetet.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.

 

Postime të lidhura