zoom

Bota

Bjellorusia dëbon diplomatët: Do të mbyllim konsullatën ukrainase

Bjellorusia ka urdhëruar disa diplomatë ukrainas që të largohen nga vendi, si dhe ka shpallur synimin e saj për të mbyllur konsullatën ukrainase në qytetin jugperëndimor të Brestit. Një lajm i tillë raportohet nga agjencia zyrtare e shtypit bjelloruse BeLta, duke cituar fjalët e zëdhënësit të ministrisë së Jashtme bjelloruse, Anatoly Glaz.

Bjellorusia ka urdhëruar disa diplomatë ukrainas që të largohen nga vendi, si dhe ka shpallur synimin e saj për të mbyllur konsullatën ukrainase në qytetin jugperëndimor të Brestit. Një lajm i tillë raportohet nga agjencia zyrtare e shtypit bjelloruse BeLta, duke cituar fjalët e zëdhënësit të ministrisë së Jashtme bjelloruse, Anatoly Glaz., çka do të thotë se do të lejohen ambasadori dhe katër pjesëtarë të stafit.

Ky lajm vjen pasi shtohen shenjat e një përfshirjeje të mundshme të afërt të ushtarëve bjellorusë së bashku me forcat ruse që sulmuan Ukrainën.

Bjellorusia shihet si aleati kryesor i Rusisë, përballë pjesës më të madhe të vendeve që i janë kthyer kundër, madje kanë vendosur edhe sanksione.