Aplikacion
Një nga temat që modeli diskutoi ishte edhe lidhja e Fifit me Adisin, ku ai është shprehur se si ndihet për faktin se ka qenë ai që i ka prezantuar dyshen me njëri-tjetrin.
“Është diçka shumë e bukur kur bën “shkuesi” në një lidhje të atillë ku të gjithë flasin për Adisin dhe Fifin. Unë ata thjesht i kam prezantuar me njëri-tjetrin, pastaj çdo gjë tjetër ndodhi vetë, nuk kam patur unë ndikim tek marrëdhënia e tyre. Ato ndihem shumë mirë, ata shkojnë shumë mirë. E shikoj që Adisi është shumë i lumtur dhe kur ai ndihet mirë unë e shikoj që me të vërtetë që është diçka e bukur. Nuk është ‘fake’ ajo që tregohet nëpër rrjete sociale.”- ka rrëfyer ai.
Ndërkohë, Hysa u pyet edhe lidhur me thashethemet dhe aludimet që qarkullojnë në rrjet për një shtatzëni të mundshme.
“Atë nuk e di, nuk e di seriozisht. Unë dhe lidhjen e tyre e kam parë nëpër portale, nuk e dija. Ma kishin mbajtur sekret ata të dy,”- është përgjigjur Kledi./L.K
/Zoom.al
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë