zoom

Të gjitha

Rachel Zegler nuk do të jetë pjesë e Oskar

Ylli i filmit “West Side Story”, Rachel Zegler, nuk është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve akademike Oskar mbahet më 27 të këtij muaji.

20-vjeçarja megjithëse është një aktore e re në Hollywood, ajo e luan rolin protagonist të Maria Vasquezit, në projektin e ripërpunuar të regjisorit të famshëm, Steven Spielberg.

Drama muzikore “West Side Story”, këtë vit garon në shtatë kategori për çmimet “Oscar”, përfshirë këtu kategorinë kryesore “Filmi më i mirë”, prandaj publiku ka mbetur i habitur për faktin se aktorja kryesore e tij nuk ka pranuar ftesën .

Aktorja shpjegoi se ka provuar ta sigurojë një ftesë për këtë ngjarje, por fatkeqësisht nuk pati sukses. Megjithëkëtë, ajo vazhdon të bëjë tifo për filmin me buxhet të lartë të regjisorit të shumëshpërblyer, Spielberg. Gjithashtu po shpreson të ndodhë ndonjë mrekulli në minutat e fundit.

“Në filmin “West Side Story”, Ansel Engort dhe Rachel Zegler, i portretizojnë dy të rinj që bien në dashuri më New Yorkun e viteve ’50. Pjesë e kastës së aktorëve të përfshirë në këtë projekt janë edhe: Ezra Menas, Julius Anthony Rubio, Ana Isabelle, Brian d’Arcy James, Corey Stoll dhe të tjerë./L.K

/Zoom.al