Aplikacion
“Axioma” i përket oligarkut Dmitry Pumpyansky.
Pumpyansky udhëheq një kompani për prodhimin e tubave të çelikut, e cila furnizon gjigantin rus të gazit “Gazprom”.
Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë sanksione kundër Pumpyanskyt javën e kaluar, duke e vlerësuar pasurinë e tij neto në 2.44 miliardë dollarë.
Sanksionet e saj zbatohen edhe në territoret jashtë shtetit të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë Gjibraltarin./Zoom.al