Aplikacion
Caracol dikur ishte qendra e jetës në ultësirat e maleve Maya dhe besohet se ishte pushtuar qysh në vitin 1200 para Krishtit. Çifti mbretëror u ngjit në pallatin qiellor 3000-vjeçar, i cili është i fshehur thellë në xhungël në perëndim të Belizen, afër kufirit me Guatemalën dhe iu shfaqën skulpturat e lashta të fisit Maja nga eksperti arkeologjik Allan Moore.
Kate kishte veshur një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe një palë pantallona të gjelbër. Ajo e kompletoi pamje e saj me një rrip të zi, atlete të bardha dhe një palë rrathë të thjeshtë floriri.
Udhëtimi, i kryer me urdhër të gjyshes Mbretëreshës Elizabeth II, synon të forcojë lidhjet e Mbretërisë së Bashkuar me vendet e Commonwealth. Kjo vjen një ditë pasi çifti vizitoi dje një fermë kultivuese të kakaos.
William dhe Kate filluan ditën e dytë të turneut të tyre duke shijuar dashurinë e tyre për muzikën dhe çokollatën teksa u shfaqën rreth fermës së kakaos në qytetin bregdetar të Hopkins./L.K
/Zoom.al