zoom

Të gjitha

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck blejnë një shtëpi  prej 50 milionë dollarësh

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck po hedhin një hap tjetër në marrëdhënien e tyre. Sipas “TMZ” çifti i njohur i ‘showbiz’-it janë duke blerë një shtëpi  prej 50 milionë dollarësh, në zonën e bukur të Los Angeles-it.  “TMZ” gjithashtu raporton se shtëpia është prej 20,000 metrash katrorë dhe është e përbërë nga 10 dhoma gjumi, 17 banjo, kuzhina të shumta, një teatër, palestër dhe një pishinë.

Shtëpia është super private e strehuar në një pyll me pemë dhe ka një pamje të pabesueshme të qytetit. Rikujtojmë se Jennifer Lopez ka treguar se ku i kalonin Ben Affleck dhe ajo ‘momentet intime’ kur kishin nevojë për pak privatësi.

Gjatë një interviste për emisionin e njohur “The Ellen DeGeneres Show”, JLo ka treguar “arratisjet” e ëmbla që kryente me të dashurin e saj, për të pasur më shumë kohë së bashku dhe larg pesë fëmijëve që kanë mes tyre. Lopez ka dy fëmijë binjak, Max dhe Emme, me ish-in e saj, Marc Anthony, ndërsa Affleck dhe ish-ja e tij, Jennifer Garner, janë prindër të Samuel, 9, Seraphina, 13 dhe Violet, 16./L.K

/Zoom.al