zoom

Të gjitha

Rita Ora shkëlqen për “Harper’s Bazaar në Australi

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon të jetë ndër emrat më të kërkuar në industrinë e muzikës.

Përveç një karrierë të suksesshme në muzikë, 31-vjeçarja është edhe imazh i markave dhe revistave të njohura botërore. Edhe së fundmi, Rita ka pozuar për revistën e njohur “Harper’s Bazaar” në versionin australian.  Krijuesja e hitit “Hot Right Now” duket mjaft elegante e veshur në një fustan të ngushtë me mëngë të gjata ngjyrë bezhë dhe nuance të lehta me ngjyrë të verdhë.

Me flokët kaçurrela, grim të thjeshtë dhe aksesor, artistja shqiptare dukej e mahnitshme teksa ka mbuluar kopertinën e muajt prill të revistës. “Është nxehtë tani. Numri i prillit për Bazaar’s në shitje nga e enjte, 24 mars”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e postimit që ndau me fansat në Instagram.

Në anën tjetër, Rita mbetet e angazhuar si anëtare e jurisë edhe në edicionin e ri të “The Voice Australia”. Kujtojmë, që aktualisht këngëtarja është në lidhje me regjisorin Taika Waititi me të cilin u takua pikërisht gjatë qëndrimit të saj në Australi./L.K

/Zoom.al