Aplikacion
Kjo do të detyrojë autoritetet vendase që të vrasin 5.3 milionë pula, të cilat janë infektuar ose rrezikojnë infektimin në këtë fermë.
Më herët, prania e gripit të shpendëve është konfirmuar në një fermë me 50 mijë gjela deti.
Sipas The Huffington Post, në disa shtete të SHBA-së, do të asgjësohen 12.5 milionë pula dhe gjela. Përhapja e infeksionit, sipas autoriteteve vendase, bëhet përmes shpendëve të egër si patat dhe rosat.
Infeksioni përhapet përmes jashtëqitjes ose sekrecioneve të ndryshme që lëshojnë shpendët e egër, të cilat më pas transmetohen tek shpendët e tjera.
Rasti i parë i Iowa-s u identifikua më 1 mars në një tufë prej 42 rosash dhe patash në oborrin e shtëpisë në kontenë Pottaëattamie. Një tjetër fermë pulash me vezë me afro 916,000 zogj u raportua me virusin më 10 mars në kontenë Taylor në Ioëa-n jugperëndimore.