zoom

Të gjitha

Monika Lubonja e zhgënjyer nga disa banorë të Big Brother Vip

Monika Lubonja ka qenë një ndër banoret më të komentuara në “Big Brother VIP” duke u kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun.

Së fundmi, e ftuar në “Live from Tirana”, ajo ka rrëfyer disa detaje mbi marrëdhënien që ajo ka me ish-banorët e tjerë të formatit.

“Dy njerëz që nuk dua t’i përmend që i doja dhe iu dhashë maksimumin tim nuk e kuptuan pjesën njerëzore timen. Ne jetuam me njëri-tjetrin, hëngrëm, shijuam dhe kjo pjesa m’u duk abuzive, duke e shfaqur edhe atë mendimin për Monikën në publik, siç pashë disa klipe që i bënin thirrje nga ekrani ‘votoni këtë, votoni atë’, për mua ka qenë e shëmtuar, e turpshme. Unë kurrë nuk kam guxuar dhe kurrë nuk do të guxoja të bëja një lloj thirrje. Abuzuan me sinqeritetin dhe dashurinë time. Unë kur pashë që me Donaldin po abuzohej teksa unë e njihja nga jashtë sepse kisha bashkëpunuar, aty e thash fuqishëm fjalën time. Unë e kam ngritur zërin për gjërat e rëndësishme në shtëpi”, është shprehur ajo.

Marrëdhënia me Arjolën pas daljes nga “BBV” ka qenë sërisht qendër e diskutimit.

“Unë i kam shkruajtur kur dola, e kam pyetur si i ka fëmijët, jam mirë më ka thënë, kam emocione. Të dyja nuk kemi qenë mirë, sepse Arjola është nënë e 3 fëmijëve dhe nuk ka qenë e lehtë për të. Ne nuk jemi përditë bashkë sepse punojmë. Arjola shumë shpejt do të nisë edhe një projekt në Kosovë dhe kjo bën që ne mos të jemi përditë bashkë. Mua më bëhet qejfi që kemi projektet tona, që jemi duke punuar. Në një moment që do të kemi hapësirat e lira do të pimë kafe, do të flasim më njëra tjetrën dhe do të diskutojmë. Ne e njohim njëra-tjetrën, e kemi njohur edhe brenda “BBV” thjesht me shikim”, u shpreh Monika.

Sipas aktores marrëdhënia me Ilirin pas daljes mbetet e ftohtë pasi ende nuk janë takuar që të sheshojë hatërmbetjet./L.K

/Zoom.al