zoom

Politikë

Berisha zbulon mesazhet e presidentit të Gazprom: Nëse bllokon TAP jam gati të…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sot mesazhin që gjiganti rus Gazprom i dërgoi nëpërmjet një ndërmjetësi me qëllim sabotimin e projektit TAP. Në përgjigje ndaj deklaratës së ambasadës ruse në Tiranë, Berisha shkruan se Gazprom nëpërmjet një biznesmeni të njohur turk i kërkoi atij si kryeministër i kohës që bllokonte kalimin e projektit TAP nga Shqipëria në këmbim të një sërë investimesh gjigante që kompania ruse merrte përsipër të zhvillonte në Shqipëri. Një ditë më parë Berisha deklaroi se i kishin ofruar shuma të mëdha parash me qëllim që ai të ndalonte ndërtimin e projektit TAP që ccliron Europën nga varësia e gazit rus.

Njoftim shtypi!

Lidhur me deklaraten time te djeshme per perpjekjet korruptive te Gaspromit prane meje per te sabotuar TAP, ambasada ruse ne Tirane ka reaguar sot duke pyetur: Sa leke kerkoi zoti Berisha qe Gazpromi nuk i mblodhi dot?

Lidhur me kete reagim, tipik provokativ te stilit sovjetik te perfaqesuesve te diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!

1-Gazprom dhe qeveria ruse bene çfare kishin ne dore dhe perdoren te gjitha linjat korruptive te gazit te tyre per te bllokuar projektin e TAP.

2- Ne javen e pare te gushtit te vitit 2011 nje mik i imi biznesmen i njohur turk me solli nga presidenti i Gazprom mesazhin qe vijon:

“Ne rast se une do te hiqja dore nga projekti i TAP-it dhe te mbeshtesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqiperine dhe kalonte ne trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:

-ndertimin e nje gazsjellesi Igumenice-Vlore me mundesi shtrirje edhe deri ne Shkoder.

-Investimin prej 4.1 miliarde dollare ne termocentrale te medha gazi ne Seman.

-Keto do vendoseshin ne nje takim qe do zhvillohej midis meje dhe presidentit te Gaspromit.

Oferta u refuzua prereas per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim.

Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat! sb