zoom

Bota

FOTO/ Anijet ruse bombardojnë brigjet rreth Odesës

Anijet luftarake ruse kanë bombarduar brigjet e Odesës.

Mediat në Ukrainë raportojnë se si pasojë e sulmit kanë mbetur të lënduar të paktën dy persona.

Ndërkohë, pamjet satelitore tregojnë 14 anije të flotës ruse që janë duke lundruar në drejtim të Odesës. Mes tyre është edhe një anije amfibe 120 metër e gjatë Pyotr Morgunov.

Kryebashkiaku Gennadiy Trukhanov deklaroi dje se forcat ruse do të përpiqen të avancojnë nga territoret që ata kanë pushtuar në rajonin e Mykolaiv drejt rajonit të Transdniestrisë të kontrolluar nga separatistët e Moldavisë, ku janë vendosur trupat ruse.

Nëse ky skenar realizohet, atëherë Odesa mund të shkëputet nga pjesa tjetër e Ukrainës.