Aplikacion
“Qeveria duhet të ketë një minimum etike që të zbatojë disa politika që do ia lehtësonin jetën njerëzve të këtij vendi, si minimumi jetik, që do ndihmonte shumë familje që kanë studentë dhe probleme në jetën e tyre. Paga minimale është skandaloze. Duhet të ketë indeksim të pagave dhe pensioneve. Do ketë kërkesa për përgjysmimin e tarifës së studentëve. Karta e studentit është një skandal, nuk ofron asnjë nga 5 shtyllat kryesore të studentëve. Praktikisht nuk shërben për asnjë gjë. Në listë janë servise makinash, dyqane te njerëzve të famshëm, ndërsa nga dyqanet ushqimore, mensat, konviktet, nuk përfitojnë studentët”- tha një student.