zoom

Ekonomi

Çmimi i naftës dhe benzinës, sot e nesër do jetë 211 lekë/ litri

Ditën e sotme dhe të nesërme, çmimi i naftës dhe benzinës do të jetë 211 lekë/ litri, kurse çmimi i gazit nuk ndryshoi, ai mbetet po 93 lekë/ litri.

Vendimi u mor nga Bordi i Administrimit të Karburanteve.

??PAKETA E REZISTENCËS SOCIALE

?Njoftim i rëndësishëm

✍️Bordi i Transparancës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij të radhës vendosi:
 
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të  jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbedhja e fundit e bordit.

?Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

?Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

?Jemi në monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të situatës, për të garantuar zbatimin e plotë të vendimeve të Bordit të Transparencës.