zoom

Bota

Johnson: Bota s’mund t’i nënshtrohet shantazhit të Putin

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Perëndimi duhet t’i japë fund varësisë ndaj energjisë ruse.

Johnson gjithashtu është shprehur se udhëheqësit perëndimorë kanë bërë gabim duke e lejuar Vladimir Putin të fitojë me çështjen e Krimesë, duke u bërë edhe më të varur nga burimet ruse të energjisë.

Sipas Johnson-it, varësia ndaj karburantit rus i ka dhënë më shumë pushtet Putinit.

“Bota nuk mund t’i nënshtrohet këtij shantazhi të vazhdueshëm. Përsa kohë perëndimi është i varur ekonomikisht nga Putini, ai do të bëjë gjithçka për të shfrytëzuar këtë mundësi”, ka thënë më tej ai./ Zoom.al