Aplikacion
Çmimin ia dhuroi regjisorja, Jane Campion, e cila e ka bërë regjinë e filmit të ri të Cumberbatchit, “The Power of the Dog”, për të cilin rol aktori britanik edhe u nominua për çmim “Oscar” në kategorinë “Aktori më i mirë”.
Cumberbatch para publikut të entuziazmuar në sallë, tha: “Është një moment i jashtëzakonshëm për ta bërë një lloj vlerësimi dhe për të reflektuar pak mbi atë që ka ndodhur përpara këtij momenti. Jeta ime ka qenë shumë e ngarkuar kohët e fundit, si kurrë më parë, kështu që tani që po e kam rastin të ndalem dhe të kthehem prapa në kohë, është një ndjenjë vërtetë e veçantë”.
Ndër të tjera, Cumberbatch i premtoi fansat se do të vazhdojë të punojë si aktor. “Unë jam 45-vjeç. Po shpresoj që ndoshta do t’i gëzoj edhe 40 vjet tjera në aktrim. Kështu që, po, kam ndezur si një raketë e fuqishme dhe nuk e kam në plan të ndalem, por thjeshtë do të vazhdoj tutje duke punuar edhe më shumë. Kam ende shumë për të dhënë nga vetja. Faleminderit të gjithëve dhe ju uroj një natë të mirë”, tha aktori në fund të fjalimit të tij në skenë.
“Cinema Vanguard Award” i nderon aktorët të cilët e kanë krijuar rrugën drejt një karriere të suksesshme, duke ndërmarrë rreziqe artistike dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe unik në kinematografi./L.K
/Zoom.al
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet