Aplikacion
Një moment i sikletshëm i ndodhi pleshtit, në ndeshjen e fundit të Parisit ndaj Bordeaux e fituar pastër 3-0. Tifozët parizienë zgjodhën që të vërshëllejnë lojtarin sa herë prekte topin në fushë dhe jo vetëm ndaj tij. Neymar ishte gjithashtu nën vëzhgimin e tifozëve, të cilët fajësojnë të dy futbollistët për formën e dobët të skuadrës dhe eleminimin nga Champions.
Ku ka zë nuk është pa gjë. Informacionet e fundit flasin për një interesim të Messit për tu rikthyer aty ku fitoi lavdinë dhe dashurinë e tifozëve, në shtëpinë e tij ku dha gjithçka dhe fitoi gjithçka, në Barcelonë. Mësohet se agjenti i tij, Jorge Messi ka kontaktuar me presidentin Laporta për një transferim të mundshëm në verë, pas dështimit për të lënë gjurmë në sezonin e tij të parë me fanellën e Paris Saint Germain.
32 vjeçari kishte deklaruar më parë, në ceremoninë e largimit të tij, se herët ose vonë do të bashkohej sërish me Barcelonën. Një rikthim në Spanjë që shumë e kanë supozuar në ambjent, duke pasur parasysh situatën e Leos në PSG dhe kritikat e rënda.
“Jorge Messi ka bërë më shumë se një telefonatë drejt drejtuesve të Barcelonës edhe para protestave në Parc de Princes”, siguron gazetari Gerard Romero, i cili është shumë i afërt me klubin katalanas. Thashethemet e konfirmuara edhe nga El Chiringuito, sipas të cilave “Leo do të ishte i lumtur të kthehej në Barcelonë dhe se për momentin asgjë nuk mund të përjashtohet në këtë drejtim.
/zoom.al
Babai vrau djalin, bashkëshortja e viktimës: Kunata donte gjysmën e shtëpisë, vjehrri pinte