zoom

Të gjitha

Shëndeti i Mbretëreshës Elizabeth nuk është i mirë

Pas infektimit me Covid 19 duket se shëndeti i Mbretëreshën Elizabeth nuk duket edhe aq i mirë. Sipas Buckingham Palace, Mbretëresha Elizabeth nuk do të jetë “e pranishme” në shërbimin e Commonwealth në Westminster Abbey, më 14 mars.

Princi Charles do të marrë pjesë në këtë ngjarje, duke zëvendësuar Mbretëreshën Elizabeth. Njoftimi i Buckingham nuk thoshte pse Elizabeth do të mungonte në eventin.

Sipas gazetarit të Sky News, Ryannon Mills, vendimi për të mos marrë pjesë në këtë ngjarje lidhej me aftësinë e Mbretëreshës Elizabeth për të udhëtuar dhe marrë pjesë në ceremoni.

Më 22 shkurt, “Hollywood Unlocked” pretendoi se Mbretëresha kishte vdekur në moshën 95-vjeçare.

Megjithëse një burim i lartë mbretëror i tha “NBC News” se ajo ishte gjallë, themeluesi dhe CEO i faqes në internet ende mbronte raportimit e tij. Në fund, “Hollywood Unlocked” kërkoi falje./L.K

/Zoom.al