zoom

Të gjitha

Rita Ora i uron babait ditëlindjen me foto nga fëmijëria

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka zgjedhur t’ia uroj ditëlindjen babait me disa foto nga fëmijëria. Dhe në këtë ditë të veçantë për familjen Ora nuk ka munguar një urim nga këngëtarja 31-vjeçare.

“I dashur baba, faleminderit që më udhëzove gjithmonë në rrugën e duhur. Jam shumë me fat që të kam, saqë numëroj yjet e mi të fatit çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotove të realizuara para shumë vitesh.

Artistja nga Kosova aktualisht është rikthyer në Amerikë për të vazhduar angazhimet të tjera profesionale, teksa u fotografua me një pamje të thjeshtë gjatë një dalje në New York.

Kujtojmë që ylli i këngës “Anywhere” u bë pjesë e Javës së Modës në Milano, teksa u shoqërua nga partneri i saj, Taika Waitit, motra Elena dhe vëllai Don. Projekti i saj i fundit muzikor është bashkëpunimi me DJ Feldt “Follow Me”./L.K

/Zoom.al