zoom

Aktualitet

Rritja e çmimeve, studentët e Universitetit Bujqësor ngrihen në protestë

Rritja e çmimeve në ditët e fundit ka bërë që qytetarë nga e gjithë Shqipëria të ngrihen në protestë.  Prej dy ditësh, protestat vazhdojnë në të gjithë vendin, duke përfshirë qytetarë të kategorive të ndryshme sociale.

Prej mëngjesit të sotëm, edhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë ngritur në protestë, për të kërkuar uljen e çmimeve.

Përpara ambientit të universitetit, ata janë bashkuar për të protestuar, teksa kanë brohoritur: “Të bashkuar si një komb”.

Më herët, studentët e Universitet të Tiranës, paralajmëruan se do të ngrihen në protestë ditën e sotme në orën 16:30, për të kërkuar uljen e çmimeve.

Njoftimi është ndarë në rrjetet sociale, ku kërkohet që të gjithë studentët të nisen nga universiteti i tyre dhe të marshojnë para Kryeministrisë./Zoom.al/

Postime të lidhura