zoom

Bota

Zyrtare! Qeveria angleze sanksionon Roman Abramovich

Qeveria angleze sanksionon Roman Abramovich.

Pas shumë tentativave për t’i shpëtuar ndëshkimeve, presidenti i Chelseat nuk ia ka dalë dhe do të përballet me masat e përcaktuara nga qeveria.

Vendimet e qeverisë angleze:

  • 1. Të gjitha aksionet e Abramovich do të ngrihen me një efekt të menjëhershëm.
  • 2. Shitja e Klubit të Futbollit të Chelseat mbetet pezull.
  • 3. Vetëm tifozët që kanë abonim sezonal do të mund t’i ndjekin ndeshjet në stadium.
  • 4. Kontratat e reja, merkato në hyrje apo shitjet zyrtare të mallrave për Chelsean janë ndaluar.
  • 5. Chelsea mund të vazhdojë të operojë nëse aplikon për një liçensë të veçantë, por shitja është pezulluar.

 

/zoom.al