zoom

Politikë

Protesta/ Vjen reagimi i parë nga maxhoranca

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me protestën për rritjen e çmimeve të zhvilluar në Tiranë përballë Kryeministrisë. Në një postim në Facebook ai shprehet kundër protestuesve teksa shkruan se ‘rruga’, referuar qytetarëve, nuk mund të bëjë politikën e taksave.

Me ironi, ai shton se një ‘intelektual’ thotë se po ta blejë bukën në këmbë do të lodhet më shumë dhe do të kërkojë më shumë për të ngrënë, por s’do të ketë para mjaftueshëm.

Si është ta bëj RRUGA politikën e taksave? Ja kështu: Folësi flet kundër tatimit të ulet të DIVIDENTIT, tatimit të KRAHUT TE PUNES dhe, berishizmi i përgjigjet: POSHTË KOMUNIZMI! Edhe për tatim të dividentit, edhe Poshtë Komunizmi, nuk shkon!

Si është ta bëj RRUGA politikën e taksave? Intelektuali: Mnistrja na tha ta blenim bukën në këmbë, por nuk e di ministrja që po ta blej bukën me këmbë, lodhem më shumë dhe dua më shumë bukë të ha, ku t’i gjej lekët për më shumë bukë, he ministre?”- shkruan Braçe.