Aktori Florian Binaj i është bashkuar protestës së zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë, ndërsa i ka bërë thirrje të rinjve ti bashkohen protestës dhe të mos qëndrojnë në kafe.

“Faleminderit të gjithëve që keni ardhur sot këtu, për t’i treguar të gjithë atyre të rinjve e të rejave që nuk ulen çmimet duke pirë kafe. Nuk ulen çmimet duke parë telenovela turke. I them të gjithë të rinjve e të rejave që Shqipëria është atdheu juaj. Ejani këtu, bashkë me ne . Ndërkohë që ne protestojmë këtu liderin e kemi në Dubai. Ndërsa në Ukrainë po zhvillohet luftë presidenti i Ukrainës i jep shpresë njerëzve , ndërsa ky i jonë thotë shtrëngoni dhëmbët”, tha aktori.