zoom

Slider

Mediat në Itali kontestojnë kartonin e kuq të Sanchez

Një karton i kuq që lë hapësirë për diskutim, menjëherë pas golit të Lautaros që i dha epërsinë zikaltërve. Kjo është panorama që ofroi ditën e djeshme mbrëmja e Champions League mes Liverpoolit dhe Interit, në përballjen që nxorri fitues skuadrën e Inzaghit por me rezultatin e përgjithshëm shkoi më tej skuadra e Klopp (2-1).

Kartonin e dytë të verdhë e Alexis Sanchez ka pasuar me reagime të shumta, për mënyrën se si u përcoll në fund të ndeshjes. Pak minuta përpara këtij kartoni, Lautaro ndëshkoi vendasit me një goditje të mrekullueshme, gol që i dha shpresë tifozëve për një kualifikim të mundshëm në çerekfinale, por veprimi i kilianit zbehu gjithçka duke lënë skuadrën në inferioritetin numerik.

Thierry Henry dhe Peter Schmeichel mendojnë ndryshe, sa i përket vendimit të arbitrit Lahoz për të përjashtuar lojtarin nga fusha e lojës: “Çfarë ishte i supozuar të bënte tjetër?”

Të dy ish futbollistët besojnë se arbitri spanjoll gaboi në thirrjen e tij për t’i dhënë kartonin e dytë të verdhë kilianit. “Më falni, nëse ke luajtur futboll..ndonjëherë arbitri orientohet vetëm tek shënimet e tij. Çfarë supozohej të bënte tjetër Sanchez?”, thotë Henry për CBS.

SCHMEICHEL- “Ai merr topin, e pamë përsëritjen. Ti nuk ke kohë për të tërhequr këmbët e tua kur godet topin. Nëse luan futboll, ai rast nuk është për të verdhë. Nuk ka absolutisht asnjë mënyrë. Sanchez e fitoi topin, kaq është e gjitha.”

Ish legjenda e Liverpoolit Jamie Carragher është dakord me parafolësit e tij duke shtuar se veprimi i lojtarit nuk është aq i rrezikshëm sa mund të pretendohet duke e arsyetuar me faktin se këmbët e tij në momentin e ndërhyrjes nuk janë aq lart.  Ndoshta është thjesht një faull, ndoshta dhe mund të jetë i diskutueshëm”, shtoi Carragher./ Zoom.al