Aplikacion
Ronaldo nuk mori pjesë në derbin e Manchesterit, të humbur nga “Djajtë e Kuq” me rezultatin e thellë 4-1 dhe aludimet mbi gjendjen e futbollistit lindën menjëherë pas reagimit të motrës së tij falë një pëlqimi në një postim në Instagram ku del e kundërta e asaj që shprehu një ditë përpara ndeshjes trajneri i Man.Utd.
“Cristiano Ronaldo nuk është i dëmtuar dhe nuk është i sëmurë. Ai është në 100%-shin e tij. Mirëmëngjes të gjithëve ju, që ashtu sikurse unë jeni të mërzitur dhe acaruar sepse Ragnick vendosi të shkatërrojë të dielën tonë duke lënë jashtë CR7 për derbin me Manchhester Cityn, për arsye taktike, më shumë për të mbrojtur veten se ndeshjen”, shkruhet në postimin e publikuar nga @cr7.0_lendario