Aplikacion
Blinken u shpreh se Rusia kërkon të minojë demokracinë e Lituanisë dhe të mbjellë polarizim me sulme kibernetike dhe dezinformacion.
Ai gjithashtu theksoi se SHBA është e bashkuar dhe e vendosur për të qëndruar me Ukrainën, ndërsa sulmet ruse vijojnë në ditën e 12-të.
“SHBA dhe aleatët janë të gatshmëm të përballojnë çdo kërcënim duke përfshirë dërgimin e 7,000 forcave të tjera amerikane në Europë dhe ripozicionimin e të tjera forcave në krahun lindor të NATO-s. Sulmi ndaj njërit shtet është sulm ndaj të gjithëve. Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, ka thënë ai.