Aplikacion
Olena Zelensky u është lutur mediave që të tregojnë të vërtetën e tmerrshme se trupat e Putinit po vrasin fëmijë me vetëdije dhe cinizëm.
Zonja e Parë e Ukrainës e nis mesazhin e saj me pyetjen therëse:
“Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin për të bindur trupat ruse të ndalojnë qëllimin”?
Ajo i ka kërkuar NATO-s të zbatojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, “për të shpëtuar fëmijët tanë, sepse nesër do të shpëtoni edhe tuajt”.
“Më duhet t’u tregoj se të paktën 38 fëmijë kanë vdekur tashmë në Ukrainë. Dhe kjo shifër mund të rritet pikërisht në këtë moment, për shkak të granatimeve në qytetet tona paqësore”, është shprehur Olena Zelensky.