zoom

Bota

Sulm pranë konsullatës greke në Ukrainë, raportohet për 12 të vdekur

Zhvillim i fundit- Një sulm është regjistruar pranë konsullatës greke në Mariupol të Ukrainës, ku për pasojë 12 persona kanë humbur jetën.

Sulmi ndodhi pak pas mesditës përpara një stacioni policie. Protothema.gr mëson se jashtë godinës ka ndodhur një shkëmbim zjarri. Stafi i konsullatës është transferuar në një strehë të sigurt. Konsulli grek në Mariupol, Manolis Androulakis, mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Rreth një jave, shërbimet e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë janë transferuar në godinën ku strehohej Misioni Special i Mbikëqyrjes së OSBE-së në qytet, i cili u godit nga përleshjet në rrugë mesditën e së dielës.