zoom

Bota

Pikëlluese/ Momenti kur babai qan mbi trupin e djalit të vrarë nga rusët në Ukrainë

 

 

 

 

Luftimet në Mariupol kanë vazhduar për më shumë se 24 orë pasi rusët janë akuzuar për gjenocid. Ndërkohë të shumtë janë ata që kanë humbur të dashurit e tyre nga bombardimet. Në foton më poshtë  që vjen nga qyteti-porti i Mariupol i ati qan mbi trupin e pajetë të djalit të tij adoleshent, pasi ai u vra gjatë bombardimeve në një qytet ukrainas.

Serhii i pikëlluar u fotografua duke qarë mbi kokën e djalit të tij Iliya në një maternitet që është kthyer në spital. Iliya mbërriti në spital me të dyja këmbët e fryra, me sa duket nga një predhë ruse. Tre adoleshentë që besohet të jenë rreth 15 ose 16 vjeç, thuhet se po luanin futboll kur u goditën nga një granatim rus.

 

Njëri humbi këmbën dhe vdiq menjëherë pas mbërritjes, sipas një gazetari të AP, ndërsa dy të tjerët u dërguan me urgjencë në spital dhe qëndrojnë në kujdesin intensiv. Një maternitet dhe dhjetëra ndërtesa banimi janë dëmtuar rëndë, ndërsa një shkollë dhe një strehë e emigrantëve janë shkatërruar.

Vadym Boychenko, kryebashkiaku i Mariupolit, i tha  kanalit televiziv të Ukrainës 1+1 se trupat ruse kanë ndaluar gjithashtu civilët që të arratiseshin nga qyteti port.

“Një gjenocid në shkallë të plotë të popullit ukrainas është duke u zhvilluar.”

Pavarësisht sulmeve ajrore dhe granatimeve të vazhdueshme, qyteti mbetet ende nën kontrollin e Ukrainës. Presidenti Volodymyr Zelensky vlerësoi rezistencën “heroike” të popullit të tij dhe u zotua se Putin do të paguajë çmimin për çdo ukrainas të vdekur.