zoom

Aktualitet

Ulja e temperaturave, në cilat rrugë duhet të përdorni zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar, mëngjesin e kësaj të mërkure ka bërë dhe një monitorim të situatës në të gjithë akset e rrugës, për shkak të motit të keq që përfshiu vendin tonë një ditë më parë.

Përmes një postimi në Facebook bëhet me dije se qarkullimi në të gjithë vendin kryhet normalisht, vetëm në disa akse duhet përdorimi i zinxhirëve.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore? ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët ?

Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës ? për të evituar ngricat❄️

Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale ? në Qafë Mollë-Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve ?

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore ?? të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore?të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.