Ndëshkimi kulturor kundër pushtimit rus të Ukrainës është intensifikuar, pasi Festivali i Filmit në Kanë tha se asnjë delegacion rus nuk do të ishte i mirëpritur këtë vit dhe festivali i Venecias njoftoi shfaqje falas të një filmi për konfliktin e vitit 2014 në rajonin lindor të Ukrainës Donbas.
Hollywood iu bashkua gjithashtu bllokadës së Moskës, me Paramount duke u bërë studioja më e fundit që do të tërheqë filmat e saj të ardhshëm nga teatrot ruse./ M.C/